LAJMI I FUNDIT:

Braktiset Ferrari i 80 mijë eurove, pronari nuk ka para për ta regjistruar (Foto)

Braktiset Ferrari i 80 mijë eurove, pronari nuk ka para për ta regjistruar (Foto)

Në një lagje të shtrenjtë në Londër, për afro dy vite qëndron një Ferrari 456, sepse pronari i paemëruar nuk ka të ardhura ekonomike për ta regjistruar.

Super-makina e parë ndonjëherë me katër ulëse, tani qëndron e parkuar në një skaj të rrugës dhe askush nuk e shikon, sepse është mbuluar nga pluhuri dhe papastërtia, transmeton Telegrafi.

Për më keq, një derë e ka të ndrydhur, një xham të thyer dhe të gjitha rrotat e shfryra, kurse nuk dihet për dëmet dhe amortizimin e brendshëm.


Për një veturë të tillë, sikur të ishte në gjendje të rregullt, do të paguheshin deri në 80 mijë euro, por në këtë rast duhet pasur parasysh edhe tatimet e papaguara që nga viti 2015.

Ndryshe, makina me 5.5-litra V6 ka 400 kujfuqi, ndërsa shpejtësinë nga zero deri në 100 km/h e arrin për 5.2-sekonda.

Ferrari i prodhuar më 1995, ishte shumë i shpejtë dhe i qëndrueshëm, me shpejtësia maksimale 300 kilometra në orë. /Telegrafi/