Shtetet që ishin aktorët kryesorë të Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht banorët e tanishëm të tyre, janë ata që më së paku do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre, nëse vendi i tyre do të përfshihej në ndonjë luftë. Sa i përket vendeve të Ballkanit, thuhet se nga Kosova, 58 për qind kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në një luftë që do të përfshinte vendin e tyre.
Së paku, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, këto të dhëna dalin nga një anketë e WIN/Gallup International, nga 62.000 të anketuar nga 64 vende.
Po sipas këtyre të dhënave, ata që më së shumti do të ishin më të gatshëm të luftonin për vendin e tyre janë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.
Pothuajse dy të tretat e të anketuarve (61 për qind) treguan se ata do të jenë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre, ndërsa 27 për qind nuk do të bënin një gjë të tillë.
Çfarë bie në sy në anketë, thuhet më tej, është fakti se shumica e femrave kanë shprehur gatishmërinë për luftë (52 për qind), dhe burrat 67 për qind.
Ndërkaq, shkruan Aljazeera, për nga mosha, më të përgatitur për luftë janë të rinjtë e moshës 18-34 vjet – 66 për qind e tyre.
Më paqësorë, japonezët dhe gjermanët
“Po”-në në përqindje më të lartë të banorëve e kanë rrethuar ata nga Maroku dhe Fixhi – 94 për qind e të anketuarve. Ata janë ndjekur nga Pakistani dhe Vietnami, ku 89 për qind e të anketuarve pohojnë se ata janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre, përcjell Telegrafi.
Në anën tjetër, qytetarët e vendeve që kanë qenë aktorët kryesorë të Luftës së Dytë Botërore, më së paku ata janë të gatshëm për luftë.
Japonezët thuhet se janë më pak të gatshëm për të marrë pjesë në luftën për vendin e tyre – 11 për qind kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë. Ata janë ndjekur nga holandezët, të cilët janë 15 për qind i gatshëm për të luftuar, dhe gjermanët, ku 18 për qind e të intervistuarve thanë “po”.
Gjithashtu bëhet e ditur se gati dy të tretat e rusëve (59 për qind) thanë se ata do të jenë të gatshëm për të marrë pjesë në luftë, e tek amerikanët kjo shifër është disi më e ulët – 44 për qind. Në Kinë, 77 për qind e të anketuarve deklaruan veten të gatshëm për luftë.
Rajoni “i gatshëm për luftë”
Në mesin e vendeve të studimit janë përfshirë edhe Serbia, Maqedonia, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kosova.
E të intervistuarit nga Kosova, 58 për qind kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në një luftë që do të përfshinte vendin e tyre.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, 55 për qind besojnë se janë të gatshëm për të marrë pjesë në luftë, në Serbi, 46 për qind, dhe në Maqedoni 38 për qind.
Anketa thuhet se ka përfshirë edhe të dhënat mbi përkatësinë fetare të të anketuarve.
Siç thuhet më tej, myslimanët e anketuar, 78 për qind janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre, të ndjekur nga hindusët, nga të cilët 77 për qind kanë thënë “po”. Dy të tretat e budistëve (66 për qind) kanë shprehur gatishmërinë e tyre për luftë, ndërsa agnostikët dhe ateistët 57 për qind. Më shumë se gjysma (53 për qind) e të anketuarve ortodoksë janë gati për të shkuar në luftë për vendin e tyre. Dhe një përqindje e ngjashme e katolikëve romakë (52 për qind), protestantët (48 për qind), dhe të tjerët të krishterë me 55 për qind. Sa i përket çifutëve të anketuar, pothuajse gjysma e tyre (51 për qind) janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025