Të gjitha partitë politike në Kosovë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të hyrë në një proces zgjedhor të ri, të parakohshëm, përfshirë edhe subjektet në koalicionin qeverisës, megjithëse këto të fundit kanë kërkuar që vendi “t’i përfundojë proceset e nisura”.
Mundësia e zgjedhjeve të reja në Kosovë u përmend posaçërisht në fund javën e kaluar, pas Konventës së tetë të Partisë Demokratike të Kosovës, kur u shpreh gatishmëria për t’u futur në garën zgjedhore.
Përmes deklarimeve për mospërmbushje të obligimeve karshi, siç thonë, qytetarëve të vendit, partitë në koalicionin qeverisës kanë shtuar kritikat ndaj njëra tjetrës ‘për ngecje të proceseve të nisura, e në veçanti në rastin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës’.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, tha se Kosova ndodhet përpara proceseve të rëndësishme dhe mbajtja e zgjedhjeve, sipas tij, do të pamundësonte përfundimin e tyre.
Por, Pajaziti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, në raste se mbahen ato.
“Ne si PDK mendojmë se i gjithë spektri politik me përgjegjësin e vet duhet t’i kryejë punët dhe detyrimet karshi qytetarëve dhe institucioneve ndërkombëtare, e para. Ndërsa ne si subjekti më i madh politik, në kohën e fundit kemi pasur edhe aktivitete partiake në të cilat kemi vlerësuar se jemi të gatshëm për të gjitha proceset. Jemi të gatshëm të përballemi me sfidat në institucione, në Kuvend e më tutje. Po ashtu, nëse veç krijohen rrethana të zgjedhjeve, ne po ashtu jemi të gatshëm edhe për zgjedhje”, tha Pajaziti.
Por, partneri në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe mandati i përcaktuar me marrëveshjen e arritur me PDK-në duhet të zbatohet deri në fund.
Megjithkëtë, Haki Rugova nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se nëse rrethanat krijohen që të shkohet në zgjedhje, LDK-ja është e gatshme për këtë proces.
“Nuk besoj se do të ishte mirë [të shkohet në zgjedhje] për shkak të situatave, për shkak të rrethanave politike që janë. Ne duhet t’i shtyjmë agjendat politike që ka koalicioni LDK- PDK. Unë mendoj se ka rezultate të mira e pozitive në qeverisje dhe ato duhet të shkojnë si dhe të realizohen premtimet. Agjenda politike që është konceptuar që në fillim si projekt të shkojë deri në fund të mandatit”, tha Rugova.
Koalicioni qeverisës PDK-LDK u krijua pas zgjedhjeve të vitit 2014 dhe një bllokade politike prej gjashtë muajsh, që e futi vendin në një krizë të thellë institucionale.
Dy partitë u përballën me reagimin e fuqishëm të opozitës në Kuvend, në disa situata, përfshirë edhe atë të diskutimeve për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Zgjedhjet e reja u përmenden shumë herë në dy vitet e funksionimit të koalicionit, ndërkohë që opozita i ka quajtur të, siç thotë, ‘pa kredibilitet’ institucionet e vendit dhe mekanizmat e tyre, duke lënë të kuptohet se zgjedhjet do të ndryshonin gjendjen.
Organizimi i zgjedhjeve thonë në opozitën e Kosovës, nuk duhet të varet nga disponimi i partive në pushtet, por ‘nga gjendja reale në të cilën ndodhet vendi’.
Dardan Molliqaj sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje tha se nevoja për zgjedhje të reja të lira dhe demokratike ka qenë shumë më e hershme, por një gjë e tillë nuk është praktikuar. Sipas tij Vetëvendosje është e gatshme për procesin zgjedhor.
“Tendenca e partisë në pushtet, përkatësisht PDK-së, ka disa muaj që është duke u përgatitur për ta çuar vendin në zgjedhje. Normalisht krejtësisht për interesa personale të grupit të ngushtë edhe të Kadri Veselit edhe interesave të klaneve brenda PDK-së”.
“Asgjë për interesa të shtetit. Se a do të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo në këtë pjesë të vitit, kjo veçse varet nga faktori vendor, kushtimisht partitë në pushtet. Po ashtu varet edhe nga faktori ndërkombëtar dhe për ne këta dy faktor janë të panjohur”, tha Molliqaj.
Megjithëse e ka cilësuar të rëndësishëm faktin se Kuvendi nuk i ka votuar Demarkacionin dhe Asociacionin, Molliqaj ka thënë se “mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës” është, siç e quan, “papërgjegjësi e disa qeverive të vendit”.
Njohës të rrethanave politike në Kosovë, ndërkohë, thonë se partitë politike ‘po kërkojnë mënyra më të lehta për t’iu ikur përgjegjësisë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova’.
Koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së me pjesëmarrjen edhe të komuniteteve pakicë, vlerësohet të ketë arritur mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar, për përfundimin e një numri çështjesh përfshirë krijimin e Gjykatës Speciale dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë, përmes zbatimit të marrëveshjeve, njëra nga të cilat është edhe ajo për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë