Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ (MI) nr. 05/2017 për shënimin e automjeteve me destinim të veçantë.
Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohen kushtet, forma, ngjyra, madhësia, përmbajtja, mënyra e vendosjes së shenjës dalluese në automjetet e kategorisë A, A1, A2 dhe B, B1, si dhe tabela e cila vendoset në automjetet që bëjnë transportin e organizuar të fëmijëve dhe nxënësve.
Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ zbatohen për shoferin, i cili e merr patentë shoferin për herë të parë në kategorinë A dhe B dhe që kanë kohën provuese prej dy vjetësh, si dhe shoferin që drejton automjetin, i cili bënë transportin e organizuar të fëmijëve dhe nxënësve.
Shoferi fillestar dhe shoferi i ri duhet që ta vendosin shenjën dalluese – tiketën ngjitëse në automjet, siç është përcaktuar në shtojcën I të këtij Udhëzimi Administrativ.
Tiketa ngjitëse duhet të ngjitet në këndin e sipërm të xhamit ballorë dhe në anën e përparme të xhamit në pjesën e brendshme të automjetit, në anën e bashkudhëtarit (ana e djathtë) në automjetin e kategorisë B1 dhe B, ndërsa te automjetet e kategorisë A, A1, A2 duhet të vendoset mbi ose nën targa të regjistrimit.
Mjetet të cilat bëjnë transportin e organizuar të fëmijëve dhe nxënësve duhet të jenë të shënuara me shenjë të veçantë, siç është përcaktuar në shtojcën II të këtij Udhëzimi Administrativ. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe