LAJMI I FUNDIT:

PLD: Maqedonia nuk ka alternativë për Bashkimin Evropian

PLD: Maqedonia nuk ka alternativë për Bashkimin Evropian

Partia Liberal Demokrate (PLD) e Maqedonisë përmes një kumtese të lëshuar për media njoftojnë se qeveria e re reformuese e cila do të formohet së shpejti në të cilën do të jetë pjesëmarrëse edhe PLD, do të ndërmarrin hapa serioz për anëtarësimin e shtetit në BE, që qytetarët të përfitojnë sa më shumë prje BE-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot shënohet 60 vjetori i nënshkrimit të Traktatit të Romës, ku përveç bashkësisë ndërkombëtare, u themelua edhe Bashkësia Ekonomike Ndërkombëtare, e cila më vonë u transformua në Bashkimin Evropian. Edhe përkundër sfidave të shumta në këtë periudhë, Bashkimi Evropian shprehu mbështetje ekonomike dhe politike për rreth 520 milionë qytetarë, ku vlera themelore janë respektimi i të drejtave të njeriut, demokracia, stabiliteti dhe paqja”, thuhet mes tjerash në kumtesën e PLD-së.


Nga kjo parti gjithashtu thonë se pas vitit 2005 kur Maqedonia mori statusin e vendit kandidat, me ardhjen e OBRM-PDUKM-së në pushtet, shteti është varrosur në statusin e vendit kandidat për 11 vite./Telegrafi/