LAJMI I FUNDIT:

Avdijaj: I kënaqur që debutova për vendin tim, Islanda na mposhti nga gabimet tona

Avdijaj: I kënaqur që debutova për vendin tim, Islanda na mposhti nga gabimet tona
Donis Avdijaj nga viti 2017 është pjesë e KOsovës

Sulmues i Kosovës, Donis Avdijaj ka folur pas ndeshjes kualifikuese Kosovë-Islandë.

Kosova ka humbur në përballjen e saj me Islandën me rezultat 2-1, teksa në këtë takim debutoi edhe sulmuesi i talentuar i Schalkes, Avdijaj, i cili është i lumtur me debutimin, por jo edhe me humbjen.


Minutë pas minute, si rrodhi përballja Kosovë - Islandë (1-2)
Lexo po ashtu Minutë pas minute, si rrodhi përballja Kosovë - Islandë (1-2)

“U kënaqa sonte me debutimin. Gjithmonë njeriu kënaqet kur luan për vendin e tij”, ka thënë fillimisht

“Askush nuk kënaqet me humbje në debutim, por duhet të ngrihemi pas kësaj ndeshje”, përcjell Telegrafi.

Kosova humb nga Islanda, por na bën krenarë me paraqitjen (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kosova humb nga Islanda, por na bën krenarë me paraqitjen (Foto/Video)

“Na e kemi udhëheq lojën, Islanda i ka bo vetëm 2-3 raste dhe ka shënuar me gabime tonat, na ka thye qafen”.

“Ne jemi ekip i ri, ku tre futbollistë debutuam sonte, ndërsa Islanda një ekip ekspert. Por jemi lojtar të rinj, dhe besoj që me kohë do të komponohemi”, përfundoi sulmuesi i Kosovës. /Telegrafi/