LAJMI I FUNDIT:

Takim afarist ndërmjet kompanive nga rajoni i Kërçovës dhe Velesit

Takim afarist ndërmjet kompanive nga rajoni i Kërçovës dhe Velesit

Takim afarist ndërmjet kompanive nga rajoni i Kërçovës dhe atij të Velesit me qëllim të rritjes së bashkëpunimit do të mbahet sot në Kërçovë, në organizim të odave rajonale pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë kompani nga sektori i biznesit nga të dy rajonet, si dhe përfaqësues nga komunat Kërçovë dhe Veles, njofton AIM.


Qëllimi është të shqyrtohen mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit të odave rajonale dhe komunave, si dhe mundësitë për mbështetje të sektorit të biznesit dhe ndërlidhjes infrastrukturore. /Telegrafi/