LAJMI I FUNDIT:

Tri shtetet që po përpiqen të dominojnë Ballkanin

Tri shtetet që po përpiqen të dominojnë Ballkanin

Në një analizë të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa drejtohet vëmendja tek aktorët që duan të kenë influencë në Ballkan.

Bashkimi Europian dhe integrimi euro-atlantik për shumë vetë në rajon përbën bazën e shpresës për një të ardhme më të mirë në Europë. BE mbetet investitorja më e fuqishme e rajonit, me gjithë krizën aktuale.

Në një intervistë me DW, Stefan Lehne, studiues i fondacionit “Carnegie Europe” me qendër në Bruksel ka theksuar se “si në anën ekonomike, ndihma teknike e të tjera, BE është në mënyrë të pakrahasueshme më e angazhuara, se sa vende të tjera, më shumë se SHBA, Rusia, Turqia do të jenë ndonjëherë”.


Por krahas BE e SHBA janë edhe disa fuqi të tjera botërore që po orientohen gjithnjë e më shumë drejt Europës Juglindore, shkruan dpa.

Në analizën e agjencisë gjermane të lajmeve renditen disa vende:

Rusia

Oligarkët rusë kanë blerë pjesë të mëdha të bregdetit malazez të Adriatikut me çmime fantastike. Serbia nga ana e saj e ka shitur industrinë e naftës për një çmim tejet të lirë tek Gazpromi. Ndërsa serbët boshnjakë ia kanë lënë firmave ruse rafineritë në Bosanski Brod dhe Modricë. Mediat shtetërore “Sputnik” dhe “RT” ia dalin të jenë rregullisht prezente në mediat e Ballkanit.

Ndërsa në krizën e tejzgjatur të Maqedonisë, Moska mbështet kreun e qeverisë, Gruevski, ndërsa BE dhe SHBA opozitën.

Po kështu ndahen frontet edhe në Kosovë. BE e SHBA mbështet shqiptarët, Rusia serbët.

Rusia aktualisht dërgon 6 avionë të tipit MiG29 dhe një sistem mbrojtës raketor për Serbinë.

Turqia

Ky vend ka zellin e madh të rikonstruktojë xhamitë historike të shkatërruara nga lufta si në Prizren, Prishtinë, Banja Luka dhe Sarajevë.

Nga ana tjetër Turqia dëshiron të paraqitet si invenstitore e madhe në pjesët e varfra të Bosnjës e Serbisë jugore. Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu ndërkohë është kthyer në një burim të rëndësishëm informacioni mediat rajonale në gjuhët e rajonit.

Kina

Ky vend po ndërton me kredi dhe firmat e vet autostrada të rëndësishme në rajon, ura dhe linja hekurudhore. Kina po ashtu ka filluar rikonstruksionin e një centrali energjetik në Serbi, ka blerë fabrikën e çelikut në Smederevë, në Serbi dhe ka hyrë edhe në sektorin bankar rajonal.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori