LAJMI I FUNDIT:

Fillon grumbullimi i lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet kundër Italisë dhe Bosnjës (Video)

Fillon grumbullimi i lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet kundër Italisë dhe Bosnjës (Video)

Ka filluar grumbullimi anti-Itali dhe Bosnje për Kombëtaren e Shqipërisë, ku ditën e shtunë dhe të diel kanë filluar të mbërrijnë lojtarët e parë.

Një grumbullim disi ndryshe, me shumë lojtarë të dëmtuar dhe një pjesë me pak minuta në këmbët e tyre. Gjithsesi, kjo nuk pengon askënd nga ata që ka thërritur Gianni De Biasi që të jetë i motivuar dhe i bindur për të dhënë maksimumin.

Azdren Llullaku është ndër të parët e mbërritur, gjendja e tij është maksimale dhe ai shprehet i gatshëm të luajë edhe në mbrojtje, jo vetëm në repartin e avancuar, ku e ka vendin.


“Na pret një ndeshje shumë e vështirë, por mendoj se jemi të gatshëm dhe të motivuar. Kemi nevojë për pikë dhe do të ikim në Itali me këtë mendim në kokë. Edhe në mbrojtje të luaj, nuk ka problem. Shpresoj vetëm që të luaj”, deklaron Llullaku.

Taulant Xhaka, pas fitores së një nate më parë të skuadrës së tij Bazelit, ka mbërritur të dielën në aeroportin “Nënë Tereza”.

“Duhet të luajmë siç kemi luajtur deri më tani. Nuk duhet ta presim Italinë, por ta sulmojmë ne të parët. Jam gati të sakrifikoj kudo për të luajtur”, u shpreh Xhaka.

Edhe Amir Abrashi duket të ket hedhur pas shpine dëmtimin e tij që e mbajti gjatë jashtë fushës së lojës: “Kam pasur probleme sepse u ktheva i dëmtuar nga ndeshja me Spanjën. Ka 3-4 javë që po stërvitem, por skuadra ka ecur mirë dhe trajneri nuk ka ndryshuar formacion”.

Ndërkohë, përgatitësi atletik Alberto Bella shpreson tek mrekullitë dhe kërkon t’i shohë vetë me kujdes gjendjen e lojtarëve, pavarësisht çfarë flitet për gjendjen e tyre fizike, për të bërë vlerësimet përfundimtare, transmeton TopChannel.

“Fakti që lojtarët kanë ardhur një ditë përpara fillimit të grumbullimit është një shenjë shumë e mirë që ne të kemi mundësi të monitorojmë nga afër gjendjen e tyre. Mund të them se 5-6 lojtarë janë rikthyer të luajnë prej pak kohësh, për këtë arsye duhet të vlerësojmë gjendjen e tyre me kujdes në fundin e javës së ardhshme, përpara ndeshjes, sepse më përpara është e pamundur”, tregon përgatitësi atletik.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
Kalo në kategori