LAJMI I FUNDIT:

Mashtrimi për vdekjen e Rowan Atkinson: Interneti ‘e vret’ sërish Mr Bean-in

Mashtrimi për vdekjen e Rowan Atkinson: Interneti ‘e vret’ sërish Mr Bean-in
Getty Images

Bota e internetit sërish e “ka vrarë” Rowan Atkinsonin. Në internet u përhapën lajmet se ‘Mr Bean’ ka humbur jetën një aksident komunikacioni.

Mirëpo, këto lajme janë të pavërteta dhe rezultuan të ishin një mashtrim i radhës. Mashtrimi ishte bërë përmes një videoje të falsifikuar, e cila i dërgonte në një link të rrejshëm.


Për ta bërë më të besueshëm lajmin, thuhej se njoftimi është bërë nga Fox News. Kjo bëri që lajmi të përhapej në masë të madhe duke i detyruar mediat që të sqaronin gjithçka.

Atkinson rikthen Mr Bean vetëm për audiencën kineze (Foto)
Lexo po ashtu Atkinson rikthen Mr Bean vetëm për audiencën kineze (Foto)

Megjithëse shumica e kuptuan se ishte një mashtrim, pati të tillë që filluan të shprehnin ngushëllime përmes rrjeteve sociale.

Kjo nuk është hera e parë që Rowan Atkinson është shënjestër e mashtrimeve për vdekjen e tij. Në vitin 2013, një faqe e Facebookut me emrin “R.I.P. Rowan Atkinson” u shpërnda jashtëzakonisht shumë.

Aty ishte publikuar një fotografi e aktorit dhe thuhej se është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Tiburon të San Franciscos. Madje, si shkak i vdekjes ishte cekur vetëvrasja.

Shumë yje janë bërë pre e lajmeve të rrejshme mbi vdekjen e tyre. Ndër ta edhe John Cena, Arnold Schwarzenegger, Jackie Chan, James Earl Jones, Willie Nelson e Will Smith. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshim drastike në pamje

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori