LAJMI I FUNDIT:

Inter mendon për koreanin Son

Inter mendon për koreanin Son

Heung Min Son nuk po luan rregullisht tek skuadra angleze Tottenham Hotspurs.

Kështu që koreani mund të largohet nga Londra për të gjetur një skuadër ku aktivizohet më shumë.

Së fundmi në garë për t’i siguruar shërbimet e tij është futur edhe gjiganti italian, Inter.


24-vjeçari është përcjellë nga afër nga zyrtarët e Interit të cilët kërkojnë ta transferojnë gjatë verës.

Gjithsesi në garë për ish-anëtarin e Leverkusenit mbeten edhe dy skuadrat tjera, Paris Saint Germain dhe Sevilla.

Son ka një kontratë me Spurs deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/