Regjistrimet e veturave të reja të shitura Dacia u rritën me 12 për qind në muajin shkurt në vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e EFTA-s për të arritur në 33,159 njësi, me një kontribut prej 2.1 për qind nga auto tregu evropian, njoftoi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA).
Për më tepër, në dy muajt e parë të vitit regjistrimet e makinave Dacia në Evropë u rritën me 10.8 për qind në 66,905 njësi. Në përgjithësi, 1.114 milionë makina janë regjistruar në Evropë në shkurt 2017, nga 2.1 për qind rritje nga viti në vit.
Në Kosovë, Dacia ka shpërthyer me kërkesë pasiqë sipas përfaqësuesit zyrtar të Renault, Dacia dhe Nissan për Kosovë, autosallonit zyrtar AutoMita thuhet se shitjet e modeleve të Dacia në tregun kosovar kanë parë një rritje të jashtëzakonshme me afro 60 për qind rritje nga viti në vit, përkatësisht nga fillimi i 2017, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit 2016.
“Rritja prej pothuajse 60 për qind e Dacia’s në Kosovë ka ndodhur për shkak të modeleve të reja të veturave Dacia të cilat ne i kemi sjellë në Kosovë, përmirësimeve të shumta që janë bërë në këto modele të reja, cilësisë dhe tipareve estetike e praktike, por natyrisht edhe çmimit dhe ofertave me të cilat mund të merret një veturë e re Dacia. Sot, blerësi mund ta marrë një Dacia me një pagesë mujore prej vetëm 99 eurosh, dhe kjo ofertë e bën dallimin në treg” ka thënë Zgjim Mita, drejtor ekzekutiv në AutoMita.
Dacia është blerë nga Renault në vitin 1999. Në vitin 2004, Dacia u rikthye në treg me modelin Logan, ndërsa tani Dacia po përjeton një profil të lartë në tregun evropian të veturave.
Tregu i makinave evropiane u mbështet muajin e kaluar nga një rritje prej 6.2 për qind e regjistrimeve në Itali dhe një rritje prej 15 për qind në Holandë. Në anën tjetër, në tregjet e tjera të mëdha të tilla si ato në Gjermani, Francë dhe Britaninë e Madhe, shitjet e makinave u ulën me 2.6 për qind, 2.9 për qind dhe 0.3 për qind në muajin shkurt përkatësisht, tradicionalisht një muaj i qetë për tregun e automobilave në këto vende.
Ndër prodhuesit e makinave, Fiat i Italisë pa një rritje prej 8.3 për qind, ndërkohë që grupi francez Renault regjistroi një rritje prej 5.3 për qind ndërsa shitjet e Volkswagen ishin më të ulëta me 7 për qind dhe regjistrimet e Peugeot janë ulur edhe me 3.7 për qind, raporton ACEA.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
Golfi i braktisur në aeroportin e Berlinit - mbi 200 mijë dollarë tarifë parkimi
Continental i Gjermanisë planifikon të pushojë nga puna 7000 punëtorë
Vendi ku braktisen super-veturat e vjetra apo të dëmtuara (Video)
Si të zëvendësoni një siguresë 'të djegur' në makinën tuaj?
CEO i Porsche: Do të qëndrojë ndërruesi manual i shpejtësisë, ka përparësi të shumta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos