LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Meritonim kualifikimin

Spalletti: Meritonim kualifikimin

Roma u eliminua nga Liga e Evropës nga skuadra franceze Lyon.

Lyon triumfoi në ndeshjen e parë 4-2, ndërsa Roma në të dytën 2-1 por që nuk mjaftoi për kualifikim.

‘Giallorosët’, zhvilluan një ndeshje tejet të mirë por portieri mysafir bëri disa pritje spektakolare për t’ia mohuar golin e tretë dhe të kualifikimit Romës.


Trajneri i Romës, Luciano Spalletti pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij e ka merituar kualifikimin.

“Skuadra ka bërë një ndeshje të madhe dhe duhet t’i përgëzojë për këtë edhe pse mungoi goli i tretë”.

“Jam nevrikosur me mysafirët të cilët kishin ardhur për tu shtrirë në Olimpico duke zvarritur ndeshjen dhe kjo gjë nuk është e drejtë”, deklaroi Spalletti.

“E meritonim të kalonim në çerekfinale por fati nuk ishte me ne në këtë ndeshje”, përfundoi trajneri italian.

Kësisoj Roma tani mbetet në garë matematikisht për Serie A edhe pse do të jetë tejet e vështirë t’i rrëmbehet titulli Juventusit.

Gjithashtu ‘Giallorosët’ janë edhe në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ku do të përballen me Lazion ku në ndeshjen e parë kanë humbur 2-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori