Kur vjen puna tek seksi, femrat janë ato të cilat ndihen më të sikletosura, apo më të kompleksuara, duke menduar 100 gjëra në vetëm pak sekonda. E ndërsa me meshkujt ndodh ndryshe, ata janë kaq të lirshëm, mjafton që po bëjnë seks.
Por, në fakt, këto supozime janë vjetruar dhe zbehen çdo ditë e më shumë.
Duket se kohët kanë ndryshuar dhe në fakt ata që kompleksohen më shumë gjatë kontaktit fizik, janë djemtë. Femrat gjithmonë e kanë komentuar trupin e tyre dhe nuk kanë fshehur përpjekjet për ta bërë atë si e kanë ëndërruar gjithmonë.
Ndërkohë, sipas një studimi, djemtë e kanë më të vështirë të flasin rreth kësaj dhe kjo i komplekson ata gjatë marrëdhënies.
Roli i femrës dominon çdo herë e më shumë dhe kjo ia bën më të vështirë atyre të shprehin se çfarë duan vërtetë në shtrat. Në fakt ekzistojnë të paktën tri gjëra që ata i presin nga ju, por s’do t’ua thonë kurrë.
1 – Niseni ju lojën
Nuk po themi që t’i hidheni në qafë sapo ta shihni të hyjë në derë, por ashtu si pa mendje, mund të vendosni dorën e tij në kofshën tuaj teksa shihni një film. Ose ta joshni ndërkohë që shtriheni për të fjetur dhe jeni vetëm me të brendshme.
Pra me pak fjalë, ta bëni ju lëvizjen e parë. Në fund të fundit, kush nuk do të ndihet i dëshiruar? Tregojani këtë.
2 – Vishe atë fustan!
Edhe pse nuk e thonë, meshkujt e urrejnë kur i kushtoni kaq shumë vëmendje pamjes kur dilni me miket tuaja, ndërkohë që me të visheni kaq thjesht.
Vishuni gjithmonë seksi për ta, pasi kjo i bën ata të mendojnë se e gjithë situata është në dorën e tyre.
3 – Thuaj çfarë i pëlqen
Në fakt është paradoksal fakti që sa më e qëndrueshme të jetë lidhja juaj, aq më të vështirë mund të keni të flisni për seksin. Kështu që nëse i thoni se çfarë pozicionesh ju pëlqejnë, apo çfarë ju ka ngelur në mendje nga hera e fundit, do të bëni shumë mirë.
Vetëm kujdes! Përdorni taktin nëse s’doni që ai të mërzitet.
Burimi: ‘Women’s Health’
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Bukuria Elizabeth Taylor: Grimohuni në stilin e aktores së famshme
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe