LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi dy lajme të mira, Gotze kthehet në verë e Castro rinovon

Dortmundi dy lajme të mira, Gotze kthehet në verë e Castro rinovon

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë shoqërohet me lajme të mira për Dortmundin.

Mario Gotze mund të kthehet në skuadër sezonin e ardhshëm.


Njoftimin e ka dhënë Hans-Joachim Watzke pas ndeshjes me Lotten në Kupë e Gjermanisë.

Kampioni i Botës që u diagnostikua me çrregullime në metabolizëm gjatë shkurtit, po ndjek programin e rehabilitimit.

Në fillim të verës pritet të fillojë një program stërvitor të përgatitur enkas për të. Objektiv është ribashkimi me skuadrën në 18 gusht.

Ndërkohë verdhezinjtë kanë rinovuar deri në 2020 me Gonzalo Castron.

Mesfushori që luan sezonin e dytë në westfalenstadion, është i vetmi në kampionat, që ka dhënë të paktën 7 asistime në 4 sezonet e fundit.

29 vjeçari ka bindur drejtorin Zorc i cili më herët ka rinovuar me Julian Weigl deri në 2021 dhe Christian Pulisic deri në 2020.

Këtë sezon Castro ka luajtur 30 nga 36 ndeshjet e Dortmund.

Zhvillimi i tij sportiv dhe personal ka tërhequr vëmendjen e Joachim Loew i cili mund ta kthejë në përfaqësuese pas një mungese 10 vjeçare.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori