Aktivitetet politike dhe ushtarake të Koresë së Veriut janë interpretuar prej kohësh nga SHBA dhe aleatët e saj më të ngushtë si një kërcënim latent.
Sipas një artikulli të botuar nga revista amerikane “The National Interest”, stërvitjet e përbashkëta ushtarake “Foal Eagle” mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, janë reflektim i fillimit të një plani të fshehtë që mund t’i hapë rrugën luftës së dytë të Koresë, shkruan Dita.
Këto aktivitete janë pjesë e një programi të fshehtë të quajtur OPLAN 5015 (Plani i Operacioneve amerikane 5015), që është krijuar në vitin 2015 dhe që reflekton një taktikë të re përballjeje me Korenë e Veriut.
Edhe pse bëhet fjalë për një projekt të klasifikuar, disa nga rrjedhjet e publikuara në mediat japoneze dhe koreano-jugore tregojnë për një ndryshim në strategjinë e luftës, që merr parasysh qasjet moderne përballë një konfrontimi të mundshëm mes dy popujve.
Sipas një botimi të vitit 2015 nga shtypi japonez dhe korean, tregohej se një pjesë e OPLAN 5015 do të fokusohej në operacionet e forcave speciale që janë ngarkuar për të eliminuar liderët kryesorë të Koresë së Veriut dhe të sulmojnë objektiva specifike me armë të sofistikuara dhe teknologji kibernetike.
Kjo strategji ndryshon nga koncepti tradicional i luftës midis ushtrive dhe do të synonte uljen e numrit të viktimave dhe zvogëlimin e kostove të operacioneve ushtarake.
Sipas “The National Interest” një qasje e orientuar ndaj sulmeve konkrete mund të çojë në një luftë në shkallë të gjerë, me një të ardhme po aq të pasigurt sa dhe rolet e Koresë së Jugut dhe mbështetja e SHBA-ve nga ana e detit dhe tokës në një konfrontim të mundshëm ushtarak në rajon.
Stërvitjet “Foal Eagle”, që përfshijnë më shumë se 300.000 burra në një stërvitje të praktikuar në mjedise reale dhe të simuluara me kompjuter, janë kritikuar nga ushtria koreano veriore që paralajmëron se do të marrë masa më drastike për të reaguar ndaj asaj që e sheh si një politikë armiqësore kundër vendit të saj.
Nën komandën e liderit, Kim Jong-un, Koreja e Veriut ka shtuar testimet balistike në distancë të gjatë dhe ka ndezur akoma më shumë alarmet në rajon. /Dita/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj