Qytetarët e lagjes “Mati 1”, që jetojnë në rrugën “B” tek rrethrrotullimi, janë të pakënaqur me veprimet e Komunës së Prishtinës, e cila qeveriset nga Shpend Ahmeti. Banorët e kësaj lagje po e akuzojnë Komunën e Prishtinës për veprime të kundërligjshme dhe në dëm të tyre.
Për t’i ndalur këto veprime, ata i janë drejtuar me shkresë edhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku i kanë deponuar edhe argumentet e tyre për veprimet e kundërligjshme të komunës, e cila ka lejuar ndërtime në zonën e paraparë si zonë gjelbëruese, transmeton Telegrafi.
Banorët që jetojnë në ndërtesat e “LIN Projektit” në veri e deri te ndërtesat e “Ing Engineeringut” në jug, po e akuzojnë Komunën e Prishtinës edhe për shpronësime të disa pronave në këtë zonë sipas interesave klanore.
“Ne si banorë kërkojmë që zgjidhja për lagjen tonë të mbetet ajo që është dhënë në lejet e ndërtimit dhe sipas propozimit tonë në peticion, pra që kyçje-daljet dhe zona gjelbëruese në rrugën B të mbetet aty ku është tani, e cila është paraparë edhe me lejet ndërtimore dhe i përgjigjet standardeve profesionale, duke e rregulluar infrastrukturën e tërësishme, përfshirë atë të rrugëve dhe të zonave të gjelbërimit e rekreacionit”, thuhet në shkresën e banorëve të kësaj lagjeje.
Sa i përket planit rregullues, ku thuhet se bazohet Komuna e Prishtinës, banorët e kësaj lagjeje shkruajnë se ai plan është kryekëput i kundërligjshëm e joprofesional dhe përbën edhe vepër penale, pasi asnjë nga banorët nuk ka qenë i ftuar dhe as që ka pasur diskutim publik për të.
“Ju rikujtojmë se plani zhvillimor, plani urban dhe rregullues, lejet ndërtimore, zhvillimi i infrastrukturës dhe për çështjet e tjera me ndërtime duhet të ketë diskutim publik, për çka nuk ka pasur, andaj rrjedhimisht është i kundërligjshëm dhe keqpërdorim i detyrës”, thuhet në shkresën e banorëve për Komunën e Prishtinës.
Duke e konsideruar qasjen e komunës si diskriminuese për mospërfillje të kërkesave të banorëve dhe me shkelje ligjore, si dhe në anën tjetër, duke hartuar plane me veprime të kundërligjshme përreth Kodrinës, banorët e kësaj pjese, këtë gjë e shohin si tendencë për shkaktimin e dëmit ndaj tyre si qytetarë që kanë blerë pronat dhe paguar taksat.
“Ashtu siç shkëmbeni pronat e komunës në rastet e kundërligjshme, mund të shkëmbeni edhe në rastin tonë pasi është e ligjshme. Ne kemi besuar se komuna punon për të drejtat e qytetarit dhe në zbatim të ligjit e jo për interesa klanore dhe në favor të interesave të ngushta të grupeve të caktuara”, thuhet në shkresën e qytetarëve, transmeton Telegrafi.
Sipas tyre, tendenca e Komunës së Prishtinës është që përmes shkaktimit të dëmit t’ua zhvlerësojë pronat dhe banesat ku janë vendosur dhe të promovojë shitjet në ndërtimet e reja ku komuna është duke dhënë leje apo ku planifikon dhënien e lejeve për interesa të ngushta, përfshirë edhe “Kodrinën”.
Se Komuna e Prishtinës është diskriminuese, sipas këtyre banorëve, e dëshmon edhe fakti se nuk kanë pranuar as të diskutojnë me banorët, edhe pse janë gjithsej mbi 1000 banorë.
Pasi që kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër, banorët e kësaj lagjeje i janë drejtuar me shkresë edhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Komuna duke mos zbatuar ligjin dhe duke vepruar në kundërshtim me Ligjin nr. 2003/14 – Ligji për Planifikimin Hapësinor, respektivisht në kundërshtim me nenet 15, 16, 17, 19, 20 dhe 22, më datë 02.03.2017 na ka ofruar një letër në formatin “A4” të një kinse plani rregullativ, i cili shihet se është i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, andaj në bazë të ligjit të planifikimit dhe atij administrativ, neni 92 vendimet për aktivitete, përpos zhvillimit të infrastrukturës dhe rekreacionit, do duhej të shpallen të pavlefshme. Ju njoftojmë se asnjëherë nuk ka pasur diskutime apo shqyrtime publike me neve si banorë dhe as me askënd, siç parashihet me ligj”, thuhet në shkresën e banorëve për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Sipas tyre, komuna nuk i respekton as dispozitat ligjore të Ligjit nr. 03/L-025 për Mbrojtjen e Mjedisit.
Gjithashtu, sipas tyre, Komuna e Prishtinës nuk i respekton as kriteret ligjore të ligjit të ndërtimit, atij për rrugët dhe planit zhvillimor urban lidhur me kushtet ndërtimore apo me distancat ndërmjet objekteve.
“Në zonat e reja të banimit ruhen distancat në mes objekteve 1 deri në 1.5 h, ndërsa nga kufiri i parcelës 0.50-0.75 h. Te fasadat pa ndriçim primar minimumi i distancës është 7.0 m. Në zonat e reja të banimit maksimumi i lejuar i shputës ISHP 0.4, 40% e sipërfaqes”, thuhet në shkresën e banorëve të kësaj lagjeje.
Nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mbi 1000 banorë të kësaj lagjeje kërkojnë që urgjentisht t’i ndalojnë veprimet e kundërligjshme të Komunës së Prishtinës dhe t’i anulojnë të gjitha veprimet e kundërligjshme që ndërlidhen me zonën ku ata jetojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj