“Ka qenë vera e vitit 2015 kur jemi ulur dhe kemi bërë platformën.”
Me këto fjalë i komenton lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela zërat se Deklarata e përbashkët e partive shqiptare është përpiluar në Tiranë. Ai thotë se kjo Deklaratë nismat e saja i ka pasur në Gostivar, pas takimit të parë me kryetarin e RDK-së Vesel Memedi.
Sela tha se nuk ka qenë e nevojshme që lideri i LSDM-së Zoran Zaev, t’i arsyetohet presidentit Gjorgje Ivanov me shpalosjen e Programit qeveritarë në një konferencë për media.
“Unë nuk do të pres që të bëj ligj për gjuhën shqipe Zoran Zaev ose Nikolla Gruevski. Ne nuk duhet të presim që këtë ligj ta bëjnë ata. Ai doli dhe e shpalosi programin e vet qeveritar të LSDM-së, siç duket i frikësuar dhe për t’i dhënë arsyetime presidentit të shtetit. Të kërkosh shtetin e së drejtës dhe të bësh një pres për t’i arsyetuar Ivanovit që shkel Kushtetutën me dy këmbë sa herë që i kujtohet, është dobësi. Për mua, Zaev ka gabuar dhe nuk ka pas përse të bëj një gjë të tillë, aq më tepër t’i kërkoj përsëri afat”, tha Sela, njofton TV 21.
Sela thotë se OBRM-PDUKM Deklaratën po e përdor për ta manipuluar popullin maqedonas, pasi që sipas tij, përmbajtja e kësaj deklarate nuk përbën kërcënim për Maqedoninë.
“Nikolla Gruevski e shfrytëzon deklaratën si një mjet politik për të frikësuar maqedonasit se çfarë po ndodhë. Informatat të cilat i kamë të sigurta, thonë që Nikolla Gruevski i ka pranuar të gjitha pikat e Deklaratës përveç PSP. Kjo flet mirë se për çfarë bëhet fjalë”, shtoi ai.
Ziadin Sela mbanë qëndrimin se partia e tij nuk do të heq dorë nga Deklarata deri në zbatimin e sajë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj