LAJMI I FUNDIT:

Turqit dogjën flamurin e gabuar, e kuptuan vetëm nga komentet në rrjetet sociale (Video)

Turqit dogjën flamurin e gabuar, e kuptuan vetëm nga komentet në rrjetet sociale (Video)

Një grup demonstruesish turq me siguri kanë mbetur të turpëruar kur e kanë kuptuar se çfarë kanë bërë.

Një gjë të tillë thuhet se e kanë kuptuar nga komentet, vetëm atëherë pasi kanë publikuar videon në rrjetet sociale.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata, duke dashur t’i vënë zjarrin flamurit të Holandës, në fakt zjarrin i kanë vënë një flamuri francez.


Ata thuhet se po protestonin refuzimin e qeverisë holandeze për të lënë ministrat turq të merrnin pjesë në një miting në Roterdam të shtunën, në zhvillimet më të fundit në një zënkë diplomatike mes dy vendeve.

Videoja thuhet se tregon një grup njerëzish që u mblodhën në Sheshin Cumhuriyet në Samsun, në Turqinë veriore të shtunën. /Telegrafi/