LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Po i bëj favor Romës që nuk po e rinovoj kontratën

Spalletti: Po i bëj favor Romës që nuk po e rinovoj kontratën

Luciano Spalletti thotë se është duke i bërë shërbim Romës me mosrinovimin e kontratës, pasi që nuk dëshiron ta shkarkojë klubi në rast se i humb dy ndeshje të tjera.

Giallorossët ndërprenë serinë prej tri humbjeve radhazi në të tria garat, pas fitores prej 3-0 kundër Palermos, përkundër rotacionit që kishte bërë trajneri.

Në ndërkohë, po spekulohet se strategu italian ka një marrëveshje me Juventusin, prandaj refuzon ta vazhdojë kontratën, e cila i skadon në fund të sezonit.


“Nëse i humb edhe dy ndeshje të tjera, nuk do të arrij as ta përfundoj sezonin, sepse ata do të më largojnë!”.

“I humbëm katër nga pesë ndeshje dhe ju po vazhdoni të flisni për kontratë? Gjërat ndryshojnë shpejt në futboll dhe Roma është një klub i fortë që ka nevojë për rezultate, prandaj ata kanë të drejtë të më shkarkojnë”.

“Mendoj se i kam bërë favor klubit duke mos e nënshkruar kontratën e re dhe ata janë po ashtu të lumtur! Në vitin e kaluar ata shkarkuan një trajner dhe duhet ta paguajnë për tre vite. Unë po u bëj favor”, ka theksuar Spalletti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori