LAJMI I FUNDIT:

Klopp: I lumtur vetëm me tre pikët

Klopp: I lumtur vetëm me tre pikët

Jurgen Klopp ka folur pas fitores së fundit të Liverpoolit në Ligën Premier.

Liverpool ka fituar në shtëpi ndaj Burnely me rezultat të ngushtë 2-1.


Liverpooli nuk gabon ndaj Burnleyt, fiton dhe qëndron në ‘Top 4’ (Video)
Lexo po ashtu Liverpooli nuk gabon ndaj Burnleyt, fiton dhe qëndron në ‘Top 4’ (Video)

Megjithatë, loja e treguar e ‘Redsave’ lë shumë për të dëshiruar dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajneri Klopp.

Sipas gjermanit, kjo ishte ndeshja e parë që skuadra e tij e fiton edhe pse luan në mënyrë të shëmtuar.

“Nuk ishte loja më e paharrueshme në historinë e Liverpoolit, por ishin tre pikë”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.

Liverpool 2-1 Burnley, vlerësimi i futbollistëve (Foto)
Lexo po ashtu Liverpool 2-1 Burnley, vlerësimi i futbollistëve (Foto)

“Kjo ishte ndeshja e parë e shëmtuar që kemi fituar. Zakonisht, kur ne nuk jemi aq të mirë kemi humbur”.

“Unë jam i lumtur vetëm për pikët e marra”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/