LAJMI I FUNDIT:

Trepça fiton me 27 pikë epërsi ndaj Kerasanit

Trepça fiton me 27 pikë epërsi ndaj Kerasanit

Trepça nuk është treguar e mëshirshme në lojën që e zhvilloi si mysafire Kerasan Prishtinës duke fituar me rezultat të lartë prej 95-68.

Që nga fillimi i sfidës, skuadra mysafire luajti më mirë duke e mbyllur çerekun e parë me 12 pikë epërsi (13:25).


Loja e mirë e mitrovicasve vazhdoi edhe në fraksionin e dytë (18:31), ashtu që shkuan në pushim me epërsi të lartë 31-56.

Trepça e ngriti akoma më shumë avantazhin në dhjetëminutëshin e tretë (12:27) duke ia bërë të pamundur kundërshtarit që t’i ndryshonte gjërat në fund.

Megjithëse, Kerasani luajti më mirë në çerekun e fundit (25:12), nuk arriti ta përmbyste epërsinë e lartë të ekipit kundërshtar.

Në këtë mënyrë, Trepça pozicionohet e dyta me pikë të barabarta me Bashkimin (nga 35) që zhvendoset në vend të tretë. Megjithatë, klubi prizrenas ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Kerasan Prishtina është në fund të tabelës me vetëm një fitore nga 21 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori