LAJMI I FUNDIT:

Super John, 89-shi nuk ndalet

Super John, 89-shi nuk ndalet

Trepça ’89 ka arritur ta fitoj derbin e javës në udhëtim te Besa në minutën e fundit 3-2.

Besa dhe Trepça ’89 u futën në këtë ndeshje si dy skuadrat me formën më të lartë në kampionat.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kishin nga tri fitore radhazi.


Por të parët që shënuan ishin mysafirët me të zakonshmin Oto John i cili tundi portën e vendasve në minutën e 43-të për 0-1 pas asistimit të Potokut.

Por gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm një minutë pasi vendasit barazuan në 1-1, falë një autogoli nga Ilir Izmaku.

Me rezultatin e barabartë 1-1 dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.

Pjesën e dytë më mirë e nisën vendasit të cilët shënuan edhe një gol të jashtëzakonshëm.

Mesfushori Qemajl Elshani shënoi me një vollej goditje nga një distancë prej 35 metrave.

Në minutën e 72-të, mysafirët fituan një penallti të cilën në gol e shëndrroi Florent Hasani.

Lideri aktual i Superligës nuk u dorëzua deri në fund dhe gjeti edhe golin e fitores.

Sulmuesi nigerian, Oto John arriti të shënoi një gol të bukur në minutën e 93-të për triumfin e madh të 89-shit.

Fitorja në Pejë, e mbanë 89-shin bindshëm në pozitën e parë me 51 pikë të grumbulluara, gjashtë më shumë se Feronikeli në pozitën e dytë.

Ndërkohë Besa e Pejës mbetet në pozitën e pestë me 34 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

La Liga
Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Ligue 1
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
Kalo në kategori