LAJMI I FUNDIT:

Ymeri e Kurti takojnë bashkatdhetarët në Berlin

Ymeri e Kurti takojnë bashkatdhetarët në Berlin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe ish-kryetari i kësaj lëvizjeje Albin Kurti, kanë mbajtur sonte një takim me bashkatdhetarë në Berlin, me të cilët biseduan për çështjet ekonomike dhe problemet tjera me të cilat përballen shqiptarët në Perëndim dhe në Kosovë.

Kurti theksoi se dhuna që ka shkaktuar Serbia në Kosovë, nuk është vetëm vrasja e mbi 12 mijë shqiptarëve gjatë luftës, shkatërrimi i qindra-mijëra shtëpive, dëbimi i mbi një milion shqiptarëve nga Kosova, por dhunë është edhe detyrimi i largimit të shqiptarëve nga Kosova në vitet e ‘70-ta, ‘80-ta dhe të ‘90-ta.

Ai u tha mërgimtarëve se “ju erdhët këtu për të mos i lënë tjerët të vinë, erdhët nga një person nga familja, keni punuar dhe u keni dërguar para, në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të vinë”.


Kurti tha se parashohin lehtësime për investitorët në Kosovë, ndërsa u kërkoi studentëve shqiptarë që veç formimit të organizatave studentore shqiptare, të marrin pjesë edhe në organizatat studentore gjermane, në të cilat do të mund të rrëfejnë të vërtetën për Kosovën.

Ai punëtorëve u kërkoi që të jenë më aktiv në sindikata, ta ndihmojnë shoqërinë në sindikata dhe ta dërgojnë rrëfimin e së vërtetës për Kosovën në sindikata, si p.sh. rrëfimi për ngjarjet në Mitrovicë. Po ashtu, u kërkoi ndërmarrësve që të bashkëpunojnë mes vete, ndërsa si shembull mori bashkëpunimin e hotelierëve shqiptarë në Dallas, të cilët udhëheqin 300 restorante dhe kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunim mes vete.

Ndërsa, Ymeri tha se qeveria ka bërë që Kosova të shihet si një territor komunash, nga të cilat është krijuar shteti. Këtë ai e bazon në platformën qeveritare për decentralizim, për të cilin ai pati kritika të shumta. Ai foli edhe për integrimin e komunitetit serb në Kosovë, për të cilët tha se duhet ta kuptojnë se duhet të integrohen në vendin ku jeton.

Ymeri theksoi se në reformën zgjedhore ata kanë mbrojt qëndrimin që Kosova të mbetet në një zonë qendrore, sepse sipas tij ndarja në disa zona, ndikon negativisht në zhvillimin politik të Kosovës. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori