LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi në Eurovision me një “Conchita” mashkull, merr mijëra klikime dhe kritika (Video)

Mali i Zi në Eurovision me një “Conchita” mashkull, merr mijëra klikime dhe kritika (Video)

Kanë filluar përgatitjet për festivalin “Eurovision”, i cili do të dhurojë tre netë fantastike në datat 9, 11 dhe 13 maj 2017 në Kiev të Ukrainës.

Shumica e shteteve kanë prezantuar projektet e tyre pjesëmarrëse, teksa shqiptarët do të prezantohen me “Botë”, këngë të cilën do ta interpretojë këngëtarja Lindita Halimi.

Ndërkohë, një zhurmë të madhe me këngët e tyre kanë krijuar kryesisht shtetet e Ballkanit, transmeton Telegrafi.


"Dance Alone", kënga që përfaqëson Maqedoninë në "Eurovision" (Foto/Video)
Lexo po ashtu "Dance Alone", kënga që përfaqëson Maqedoninë në "Eurovision" (Foto/Video)

Mali i Zi është shteti i cili padyshim ka zgjuar më së shumti pluhur këtë vit me pjesëmarrjen e tij, dhe prezantohet nga këngëtari Slavko Kalezić, me këngën “Space”.

Arsyeja pse këngëtari Kalezić ka qenë kaq i përfolur, është se kënga e tij paraqitet me një stil të ngjashëm me “Conchitan”, ish- fituesen e Eurovizionit si përfaqësuese e Austrisë në 2014-tën.

Përndryshe klipi i këngëtarit është mjaft eksplicit, dhe në të këngëtari shfaqet disa herë i veshur edhe me një fustan.

Këngëtari Slavko Kalezić shfaqet me fustan në klipin “Space”.

“Space” pretendohet të jetë një ndër këngët favorite të këtij viti për ta fituar “Eurovisionin”, ndërsa nuk është pëlqyer aspak nga malazezët, të cilët e kanë kundërshtuar si një këngë e cila nuk i përfaqëson denjësisht kulturën e tyre, biles përkundër bie ndesh me rregullat familjare, shoqërore e fetare të këtij vendi.

Ky është vendi ku do të zhvillohet "Eurovision 2017" (Foto)
Lexo po ashtu Ky është vendi ku do të zhvillohet "Eurovision 2017" (Foto)

Ndërkohë në gjithë historinë e pjesëmarrjes së Malit të Zi në ‘Eurovision’, ky shtet ka arritur ta prekë vetem dy herë finalen. Në vitin 2014 me këngën “Moj svijet” nga Sergej Ćetković, dhe në vitin 2015 me këngën “Adio” nga këngëtari Knez.

Viti 2017 mendohet të jetë pjesmarrja e radhës ku Mali i Zi do ta ketë mundësinë që edhe njëherë të prek finalen e “Eurovision”, dhe mbase edhe ta fitojë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjenital në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjenital në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Magazina
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Magazina
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Magazina
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Magazina
Gjesti i drejtohet banorëve: Unë nuk i kam dy ditë shkollë, por këtu po ua dridh

Gjesti i drejtohet banorëve: Unë nuk i kam dy ditë shkollë, por këtu po ua dridh

Magazina
Grupi

Grupi "Never Come Down" vjen për herë të parë në Kosovë: Bluegrass amerikan dhe mikpritja kosovare në një koncert të paharrueshëm

Magazina
Kalo në kategori