LAJMI I FUNDIT:

“Dance Alone”, kënga që përfaqëson Maqedoninë në “Eurovision” (Foto/Video)

“Dance Alone”, kënga që përfaqëson Maqedoninë në “Eurovision” (Foto/Video)

Edhe këtë vit Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë do të prezantohet në festivalin “Eurovison” me një këngëtare.

Jana Burčeska është triumfuesja e “Shkup Fest”, e cila do të përfaqësojë vendin e saj me këngën “Dance Alone” në festivalin evropian, i cili këtë vit mbahet në Kiev të Ukrainës.


Maqedonia këtë vit paraqitet në natën e dytë gjysmëfinale të festivalit, në datën 11 maj 2016, transmeton Telegrafi.

“Dance Alone” është punuar me muzikë dhe tekst nga Alex Omar, Florence, Bobi-Leon Milanov dhe Joacim Persson.

Ky i fundit ka qenë njëherit edhe kompozitor i këngës “Autumn Leaves”, me të cilën Maqedonia u paraqit në vitin 2015 në ‘Eurovision”, gjersa ishte poashtu edhe një nga kompozitorët e “If love of was a crime” të këngëtares Poli Genova, e cila përfaqësoi Bullgarinë dhe u rendit hiq më pak se në vendin e katërt vitin e kaluar.

Këngëtarja Poli Genova (Bullgaria) – në finalen e Eurovision 2016 me këngën “If Love was a crime” (Vendi i 4-t)

Klipi i këngës paraqet një grua në moshë të pjekur, e cila ‘kthehet prapa” në kohë duke kujtuar momentet kur ajo ishte e re, përmes realitetit virtual. Regjisor i klipit është Sergey Zhelezko, një regjisor i ri nga Rusia.

Duke qenë se këngëtarja ka bashkëpunuar me disa nga kompozitorët e Poli Genovas (këngëtarja më e suksesshme nga Ballkani vitin e kaluar në “Eurovision”), këngëtarja maqedonase ka menduar që të bashkëpunojë me edhe po me të njëjtin ekip sa i përket anës artistike, për të sjell një performancë të bukur në skenë.

Mbetet të shihet se si do të jetë kësaj radhe prezantimi i Maqedonisë në festivalin evropian, pas këngëtares Kaliopi, e cila përkundër performancës së mahnitshme me këngën “Dona”, nuk arriti të kualifikohet për në finalen e “Eurovision 2016”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori