LAJMI I FUNDIT:

Fotografi e rrallë, Era Istrefi në shkollë fillore (Foto)

Fotografi e rrallë, Era Istrefi në shkollë fillore (Foto)

Super ylli shqiptar, Era Istrefi, paraqitjet e saja publike i ka të shumta në numër por ajo që mediat e publiku kanë mungesë informacioni është e kaluara e këngëtares.

Edhe pse mjaft e re në moshë këngëtarja arriti të pushtojë botën me projektin e saj ‘Bonbon’ teksa një gjë të tillë po e përsërit në një far forme edhe me prurjen e fundit ‘Redrum’.

Një fotografi e siguruar nga “Prive” e shfaq atë në një moshë më të re, e ku duket se është ende në kohën e shkollës së fillore.


Kjo fotografi deri më tani nuk ka qarkulluar asnjëherë tjetër nëpër internet.

Përndryshe, këngëtarja Istrefi ka përfunduar shkollimin e saj fillor në shkollën “Dardania” në Prishtinë. /Telegrafi/Prive/

Kështu dukej Era Istrefi në shkollë fillore.