LAJMI I FUNDIT:

Besa: Programi i prezantuar nga LSDM-ja, një kornizë që duhet të mbindërtohet

Besa: Programi i prezantuar nga LSDM-ja, një kornizë që duhet të mbindërtohet

Lëvizja Besa përmes një komunikate të dërguar për Telegrafin në Maqedoni, ka reaguar ndaj programit qeverisës që gjatë ditës së djeshme e prezantoi LSDM-ja. Nga Lëvizja Besa konsiderojnë se programi i LSDM-së është një kornizë e cila duhet të mbindërtohet për të qenë gjithëpërfshirës edhe sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët.

“Si Lëvizje Besa në këtë fazë do përmbahemi nga komentimi i detajeve për këtë program të ofruar nga LSDM-ja, për arsye se edhe më tej nuk është zhbllokuar çështja e ndarjes së mandatit për kryetarin e LSDM-së, një proces i cili krijon mundësi për të hyrë në negociata për krijimin e qeverisë. Prandaj deri atëherë do të jemi të kursyer, ndërsa pasi ai ta marrë mandatin, edhe ne do t’i japim vërejtjet dhe sugjerimet tona për të prodhuar një program qeveritar sa më gjithëpërfshirës, gjithnjë me shpresë se kjo do të arrihet. Me këtë rast ritheksojmë qëndrimin tonë se edhe më tej kemi dallime me LSDM-në kundrejt interpretimit të dispozitave kushtetuese për sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa./Telegrafi/

Zaev: Ivanovi ka afat 10 ditë të jep mandatin (Video)
Lexo po ashtu Zaev: Ivanovi ka afat 10 ditë të jep mandatin (Video)