LAJMI I FUNDIT:

Sot në Shkup do të shënohet 74 vjetori i holokaustit të hebrenjve

Sot në Shkup do të shënohet 74 vjetori i holokaustit të hebrenjve

Komuniteti hebraik në Republikën e Maqedonisë sot do të shënojë 74 vjet nga deportimi dhe holokausti i 7.144 hebrenjve të Maqedonisë në kampin e përqendrimit, Treblinka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Natën midis 10 dhe 11 marsit të vitit 1943 janë arrestuar të gjithë hebrenjtë në Maqedoni dhe janë burgosur në Monopol, sot Kombinati i duhanit, i cili atëherë ishte kamp përqendrimi i përkohshëm. Më së shumti hebrenj ka pasur nga Manastiri, Shkupi dhe nga Shtipi dhe nga disa familje nga qytetet më të vogla.

Më 11 mars ishin mbledhur në vagonë për transportin e kafshëve dhe nga Manastiri dhe Shtipi së bashku janë sjellë në Monopolin e Shkupit, ku kanë qëndruar deri në fund të muajit mars në kushte ekstreme të rënda higjienike dhe psikologjike. Tërë pasuria u ishte marrë, ndërsa ari dhe paratë u janë konfiskuar. Pastaj sërish ishin ngarkuar, midis 80 dhe 120 në një vagon dhe ishin transportuar në Poloninë e atëhershme të okupuar, në kampin e vdekjes Treblinka, ku janë ekzekutuar. Asnjëri nga të arrestuarit nuk është kthyer.


Sipas vlerësimeve në Treblinkë janë vrarë rreth 900 mijë njerëz, prej të cilëve mbi 750.000 hebrenj. Viktimat e holokaustit në këtë kamp, i cili ndodhej 100 kilometra në verilindje të Varshavës, ishin vrarë midis muajit korrik të vitit 1942 dhe tetorit të vitit 1943./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori