LAJMI I FUNDIT:

Burjani: “Premtimi” i Thaçit për dorëheqje, rezultat i pasigurisë së tij për formimin e Ushtrisë

Burjani: “Premtimi” i Thaçit për dorëheqje, rezultat i pasigurisë së tij për formimin e Ushtrisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në rast se deputetët e Kuvendit nuk e votojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës, do të japë dorëheqje.

Thaçi po ashtu ka theksuar se Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Thaçi: Jap dorëheqje nëse Kuvendi nuk e voton Ushtrinë
Lexo po ashtu Thaçi: Jap dorëheqje nëse Kuvendi nuk e voton Ushtrinë

Lidhur me “premtimin” e tij për dorëheqje, njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, ka thënë për Telegrafin se “Thaçi po ndihet i pasigurt” dhe se “ka bërë presion në Kuvendin e Kosovës dhe politikën ndërkombëtare me kërkesën për transformimin e FSK-së në Ushtri”.


“Për këtë arsye ka marrë këtë qëndrimin: ja hunin ja tirqit”, ka thënë Burjani.

Ai ka theksuar se kjo çështje tash është në duart e Kuvendit të Kosovës dhe se LDK-ja është ajo që po duket e brengosur dhe jo e guximshme.

“Thaçi duket të jetë i qëndrueshëm dhe stabil në politikën e tij që ta çojë deri në fund qëndrimin e tij sa i përket FSK-së, për dallim nga LDK-ja të cilën e ka kapluar frika për një veprim të njëanshëm – siç e kanë quajtur disa zyrtarë të këtij subjekti politik”, ka thënë Burjani, duke shtuar se duhet vazhduar komunikimet me partnerët strategjik, siç janë SHBA-të dhe NATO. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori