LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Alonso do të bëhet trajner i madh në të ardhmen

Ancelotti: Alonso do të bëhet trajner i madh në të ardhmen

Trajneri i Bayern Munichu, Carlo Ancelotti beson se Xabi Alonso mund të ndjek rrugën e tij dhe të bëhet një trajner i madh pasi të përfundoj karrierën e tij si futbollist.

Të enjten, ish-mesfushori i Spanjës, Alonso ka konfirmuar se do të pensionohet në fund të këtij sezoni.

35-vjeçari e ndihmoi vendin e tij në fitimin e Kupës së Botës në vitin 2010, si dhe sukseset në Euro 2008 dhe 2012, ndërkohë që ai ka gëzuar shumë suksese edhe me Liverpoolin dhe Real Madridin përpara se të bashkohet me Bayernin në vitin 2014.


Ancelotti tashmë do të duhet të bëjë në sezonin tjetër pa kapitenin e klubit Philipp Lahm, i cili bëri të njëjtin njoftimin si Alonso muajin e kaluar, dhe ai foli në mënyrë të ngjashme të ngrohtë për futbollistin që luajti plot 114 herë për Spanjën .

“Më duhet të pranojë vendimin e tij. Ne jemi duke humbur një mesfushor shumë cilësor”, ka thënë Ancelotti në konferencën për shtyp përpara ndeshjes në shtëpi të ndaj Eintracht Frankfurt të shtunën.

“Jam i lumtur që kam qenë në gjendje për të trajnuar Xabin. Ai është një profesionist i vërtetë dhe një person i mrekullueshëm”, transmeton Telegrafi.

“Ne ende kemi tre muaj për të punuar së bashku dhe unë shpresoj se ne do të fitojmë tituj së bashku”.

“Ai dëshiron të shkojë në pushime, por ai ka cilësitë dhe përvojën për t’u bërë një trajner fantastik në të ardhmen”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Ndërkombëtare
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori