Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në konferencën për shtyp e ka prezantuar programin për qeverinë e ardhshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Zaev ka theksuar se programi për qeverinë e ardhshme lidhet me programin qeverisës, gjegjësisht platformën e LSDM-së.
Maqedonia do të jetë shtet për të gjithë. Qeveria duhet të angazhohet për qytetarët e saj, të të gjitë komuniteteve dhe jo tensione ndëretnike dhe ndërfetare. Maqedonia duhet të zhvillohet drejt integrimit evropian, strategji interesi për vendin, e cila do tu ofrojë cilësi qytetarëve duke i marrë parasysh të gjithë reformat urgjente, ka deklaruar ndër të tjera Zaev.
Zaev poashtu ka theksuar se në qeverinë e re LSDM do të mundësojë lirinë medias, zbardhjen e të gjithë rasteve të montuara si ato politike por edhe rastin e Martin Neshkovskit.
‘Qeveria e re do të angazhohet që të zbardh rastin e Kumanovës, me mbështetjen e ndërkombëtareve për ata të cilët kanë qëndruar prapa rastit. Ministria kompetente do të japë mbështetje për “Sopotin” “Brodecin”, “Monstrën”, “Nikolla Mlladenov” dhe “Martin Neshkovskin”’, theksoi Zaev.
Zaevi ka theksuar se secili që do të flet gjuhën e tij amtare, asgjë nuk do të humbas por do të fitojë Republikën e Maqedonisë. Zaev më tej ka theksuar se institucionet do të jenë të detyruara të komunikojnë edhe në gjuhën shqipe për komunitetin shqiptar.
Ai më tej shtoi se ka ardhur koha kur politikanët duhet të frikësohen nga qytetarët, për çdo mossukses të japin përgjegjësi. I bëj thirrje Gjorge Ivanovit që nuk ka kompetenca kushtetuese, se ka një program i cili kujdeset dhe e mbron shtetin unitar, ka potencuar Zaevi.
Në pyetjen e gazetarëve për hapat e ardhshëm për formimin e qeverisë, Zoran Zaev ka theksuar se Ivanov duhet t’iu drejtohet qytetarëve pse nuk na mandatoi dhe se ai ka kohë jo më shumë se 10 ditë ta bëjë këtë, duke na caktuar si mandator. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj