LAJMI I FUNDIT:

Blerand Stavileci feston ditëlindjen me 8 mars (Foto)

Blerand Stavileci feston ditëlindjen me 8 mars (Foto)

Një nga ministrat kosovarë feston ditëlindjen e tij pikërisht në ditën e gruas.

Është ky Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, i cili ka festuar sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 27-të.


E këtë ditë të veçantë mesa duket Stavileci ka vendosur ta festojë në një nga ambientet e punës. Përndryshe, përpos ministër ai është edhe një ndjekës i rregullt i modës dhe tërheq gjithnjë vëmendjen me paraqitjen e tij.

Paolo Maldini e ndjek Blerand Stavilecin në Instagram (Foto)
Lexo po ashtu Paolo Maldini e ndjek Blerand Stavilecin në Instagram (Foto)

Ndonëse është ai i cili duhet të marrë dhurata nga të tjerët sot, prapëseprapë Blerandi nuk harruoi ‘detyrimin’ që t’u dhurojë nga një lule për festën e 8 marsit,  të gjithë femrave që ndodheshin sot në takimin e tij me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të “DG Neighbourhood and Enlargement”.

Ai ka ndarë me fansat disa fotografi në faqen zyrtare në Facebook, përmes së cilës ka treguar se e ka bërë një gjë të tillë sot në festën e 8 marsit, e cila në fakt është edhe ditëlindja e tij.

“Asgjë në jetë nuk do të arrinim pa ato dhe nuk do të ishte aq e bukur si me ato. Të gjitha femrave Urime 8 Marsi, E mua Datëlindja” (sic.), shkruan Stavileci në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohet

Publikohet "Albania" nga Capital T - kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024

Magazina
Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Magazina
Pas shkëputjes nga muzika, Fero njofton hapjen e auto-sallonit të tij

Pas shkëputjes nga muzika, Fero njofton hapjen e auto-sallonit të tij

Magazina
Getinjo publikon fotografi duke u falur: Nëse jeta të ka lodhur e je mërzit, falu dhe kërko ndihmë

Getinjo publikon fotografi duke u falur: Nëse jeta të ka lodhur e je mërzit, falu dhe kërko ndihmë

Magazina
Çiljeta zbulon se çfarë do të bënte me 100 mijë euro: Kam një detyrim ndaj djalit, pasi i shpenzova kursimet për kurimin e mamit

Çiljeta zbulon se çfarë do të bënte me 100 mijë euro: Kam një detyrim ndaj djalit, pasi i shpenzova kursimet për kurimin e mamit

Magazina
Këngëtarja me prejardhje shqiptare nderohet nga qyteti i New York-ut

Këngëtarja me prejardhje shqiptare nderohet nga qyteti i New York-ut

Magazina
Kalo në kategori