LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Greqia të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Kosova dhe Greqia të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me Sekretarin Gjeneral për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Tsipras. Ministri Krasniqi e njoftoi atë për të arriturat në sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2016 dhe prioritetet për këtë vit.

Ministri Krasniqi prezantoi edhe programet mbështetëse të ministrisë për këtë vit, duke treguar se përmes granteve dhe subvencioneve e kanë rritur mbështetjen për shumë kultura bujqësore në funksion të zhvillimit dhe qëndrueshmërisë se mëtejme të agrobizneseve vendore. Përmes kësaj mbështetje, ministri tha se po arrijnë që të krijojnë kushte më të favorshme për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, gjë që po ndikon në shtimin e cilësisë dhe konkurrencës së këtyre prodhimeve.


Ministri theksoi se MBPZHR-ja është e gatshme që të bashkëpunojë me Greqinë në fushën e ekonomisë dhe theksoi se tash pas nënshkrimit të MSA-së duhet të rriten shkëmbimet tregtare e në veçanti të ketë më shumë produkte nga Kosova në tregun grek. Gjithashtu ai theksoi se Kosova ka potencial në bujqësi, dhe ky sektorë mund të jetë një mundësi e mirë për investitorë nga Greqia.

Nga ana e tij, sekretari Tsipras, shprehi gatishmërinë dhe interesimin për të rritur bashkëpunimin me Kosovën, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe në këtë drejtim shprehu gatishmërinë që në të ardhmen mes dy vendeve të ketë nisma konkrete bashkëpunimi edhe në bujqësi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori