LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Të dënohen ata që e vandalizuan Shtëpinë e Alfabetit

OBRM-PDUKM: Të dënohen ata që e vandalizuan Shtëpinë e Alfabetit

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj vandalizimit të sërishëm të Shtëpisë së Alfabetit në Manastir, duke e konsideruar si rast të izoluar dhe që duhet të dënohen kryerësit e këtij akti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-ja thotë se duhet që të pengohen keqpërdorimet eventuale të këtij rasti për qëllime partiake dhe politike. Kjo parti u bën thirrje organeve përgjegjëse që ta ndriçojnë rastin në fjalë dhe personat përgjegjës të sanksionohen.

Dëmtohet përsëri Shtëpia e Alfabetit në Manastir (Foto)
Lexo po ashtu Dëmtohet përsëri Shtëpia e Alfabetit në Manastir (Foto)

Njiherit, OBRM-ja konsideron se ruajtja e historisë dhe kulturës së popujve është e drejtë shoqërore dhe element i rëndësishëm për një shoqëri shumëetnike./Telegrafi/