LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Politikanët të mos luajnë me zjarr lidhur me konfrontimin ndëretnik!

Mogherini: Politikanët të mos luajnë me zjarr lidhur me konfrontimin ndëretnik!

Politikanët të mos luajnë me zjarr lidhur me konfrontimin ndëretnik, jam e shqetësuar për gjendjen në Shkup, por shoh potencial për zgjidhjen e krizës, siç është seanca e parlamentit dhe zgjedhja e kryetarit të kuvendit, kështu është deklaruar përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini pas debatit në Këshillin e sotëm të Punëve të Jashtme të BE-së për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Mos të luajmë me zjarrin dhe konfrontimin ndëretnik i cili do ta mbërthejë vendin. Ka instrumente për zgjidhje, siç është maturia e presidenrtit, kapaciteti i parlamentit për të vazhduar me zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe zhbllokimi i gjendjes për krizën institucionale dhe politike të menaxhohet me mjetet që i ka Shkupi, pa ndërhyrje. Normalisht, miqtë mund të brengosen për gjendjen dhe të ardhmen e partnerëve. Besojmë se ka mundësi që të dilet nga kriza institucionale. Ka burime për këtë në Shkup, ka kam pasur shkëmbim të sinqertë dhe konstruktiv për këtë me të gjithë liderët politik në parlament dhe me kryetarin e shtetit. Shpresoj se maturia do të mbizotërojë’, ka porositur Mogherini, njofton AIM.

Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së, në Këshillin e sotëm nuk kanë përfunduar sa i përket debatit për Ballkanin Perëndimor dhe vendet e rajonit, përveç asaj çfarë ka përçuar çfarë Mogherini dhe disa ministra të mëparshëm në emër të Bashkimit për rajonin. /Telegrafi/