Ministri i Financave Avdullah Hoti, i shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.
Gjatë vizitës zyrtare në Kroaci Ministri Avdullah Hoti është pritur nga Ministri i Financave i Republikës së Kroacisë Zdravko Marie, me të cilin diskutuan në lidhje me thellimin e bashkëpunimit ndemjet dy vendeve me theks të veçantë në fushën e tatimeve, luftën e ekonomisë joformale, fushën e fiskalizimit, si dhe në fusha tjera.
Me këtë rast, Ministri Avdullah Hoti dhe homologu i tij kroat Ministri Zdravko Marie kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.
Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e fiskalizimit Ministri Kroat Zdravko Marie njoftoi Ministrin Avdullah Hoti për gatishmërinë e shtetit kroat që të ofrojë përvojën e tyre për shtetin e Kosovës në fiskalizimin e bizneseve.
Ministri Avdullah Hoti gjatë vizitës në Republikën e Kroacisë, i shoqëruar edhe nga homologu i tij kroat Ministri Zdravko Marie vizitoi Administratën Tatimore të Kroacisë, ku panë për së afërmi funksionimin e kësaj Administrate, si dhe u njoftuan nga stafi i saj me sistemin fiskal të shtetit të Kroacisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Banka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët