Deputetja më e zëshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani duke e ritheksuar qëndrimin e saj për marrëveshjen e demarkacionit, vlerëson se dështimi i demarkacionit nuk e dërgon vendin në zgjedhje, por një gjë e tillë sipas saj mund të ndodhë vetëm nëse ka vullnet nga ana e deputetëve.
Ajo gjatë një intervistë për Gazetën “Zëri”, ka thënë se çdo situatë në vend mund të provokojë zgjedhje të parakohshme.
“Meqë koalicioni i tanishëm nuk është ndërtuar mbi baza parimore apo programore, por vetëm mbi interesa individuale, nuk është çudi që çdo situatë të provokojë zgjedhje të parakohshme, nëse individë të caktuar vlerësojnë se interesat e tyre po preken”, ka thënë Osmani.
Osmani propozon që demarkacioni të rishikohet dhe po i njëjti të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit.
“Demarkacioni duhet të rishikohet në aspektin përmbajtjesor dhe nëse nuk arrihet pajtim, të dërgohet në Arbitrazh në marrëveshje me Malin e Zi”, thotë Osmani.
Duke theksuar se nëse del që ky proces ka qenë gabim siç cek ajo, ata që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje duhet të përballen me ligjin. “Nëse cilido proces determinon se ka qenë gabim, atëherë ata që e kanë nënshkruar Marrëveshjen duhet të ballafaqohen me përgjegjësi politike dhe ligjore”, vlerëson Osmani, shkruan “Zeri.info”.
Ndërkohë deputetja nga radhët e LDK-së ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave. Duke e vlerësuar si mjaft të rëndësishëm këtë proces ajo thotë se nuk duhet tu krijohen pritje të rrejshme qytetarëve të vendit.
“Megjithatë, nuk duhet të krijohen pritje të rrejshme dhe dezinformata dhe t’u thuhet qytetarëve se pas liberalizimit do të mund të shkojnë të studiojnë apo të punojnë në vendet Schengen”, ka shtuar ajo.
Sipas Osmanit, liberalizimi thjesht njeh të drejtën e udhëtimit për qëllime turistike.
“Liberalizimi thjesht njeh të drejtën tonë për të udhëtuar për qëllime turistike apo familjare deri në 3 muaj në shtetet e zonës Schengen. Fatkeqësisht ka pasur vonesa të mëdha në plotësimin e kritereve teknike dhe disa prej skandaleve korruptive e kanë bllokuar këtë proces me vite të tëra”, deklaron Osmani. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë