LAJMI I FUNDIT:

Ajeti në garë për futbollistin e muajit, mund ta votoni edhe ju (Foto)

Ajeti në garë për futbollistin e muajit, mund ta votoni edhe ju (Foto)

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti po shkëlqen në kampionatin zviceran.

20-vjeçari ka shënuar gola të rëndësishëm me skuadrën e tij St Gallen.

Kësisoj ai është futur në garë për futbollistin e muajit shkurt nga prestigjiozja zvicerane Blick.


Ajeti ka shënuar tre gola në katër ndeshje gjatë muajit shkurt dhe kjo ka bërë që ai të futet në garë për futbollistin e muajit.

Prishtinasi në garë është me dy yjet e Baselit, Mohamed Elyounoussi e Marc Janko.

Ndërsa aty janë edhe Roger Assale nga Young Boys Bern dhe Chadrac Akolo nga Sion.

Albiani është i huazuar tek St Gallen nga skuadra gjermane Augsburg.

Ai deri më tani ka shënuar tetë gola në superligën zvicerane dhe ka asistuar në një tjetër.

Për ta votuar Albianin duhet të klikoni KËTU./Telegrafi/