LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Liverpool – Arsenal

Parashikim: Liverpool – Arsenal

Liverpooli e pret Arsenalin në derbin e kësaj jave në Ligën Premier që mund të përcaktojë fatin e të dyja skuadrave për këtë sezon.

Vendi: Anfield, Liverpool
Koha: 4 mars (e shtunë), 18:30


Lajmet rreth ekipeve

Liverpool
Jordan Henderson nuk do t’ia dalë që të luajë në këtë takim, por Dejan Lovren është konfirmuar se gjendjen e ka më të mirë dhe mund të rikthehet në fushë.
Marko Grujic është kthyer në stërvitje, por nuk pritet të luajë.

Arsenal
Mohamed Elneny ka probleme ende me këmbën, që do të thotë se Granit Xhaka do të jetë titullar në këtë takim.
Koscielny është rikuperuar nga lëndimi në kofshë dhe mund të luajë, teksa edhe Aaron Ramsey po ashtu është kthyer dhe mund të luajë.
Ozil është me grip dhe mund të mos luaj, por trajneri do të jetë ai që do ta marrë vendimin final.
Yaya Sanogo luajti për Arsenalin U23 të premtën dhe pritet që në ndeshjet tjera të performojë.

Top Lojtarët

A e dini se ?

Janë shënuar së paku tri gola në 6 ndeshjet e fundit në udhëtim të Arsenalit në Ligën Premier.

Liverpooli është i pamposhtur në 19 nga 20 ndeshjet e fundit në shtëpi.

Liverpooli dhe Arsenali kanë qenë dëshmitarë të tri golave në 6 nga 7 përballjet e fundit të tyre.

Arsenali ka shënuar së paku dy gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit ndaj Liveproolit në të gjitha garat.

Liverpooli ka shënuar së paku dy gola në 3 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Arsenalit në të gjitha garat.

Analiza

Liverpooli do të përgjigjet pas disfatës të hënën dhe duhet patjetër të shfaqë lojë tjetër. Klopp pritet t’i motivojë lojtarët e tij, por do të varet gjithçka edhe nga rezultati i ndeshjes që United zhvillon në shtëpi ndaj Bournemouth.

Arsenali ka nevojë për një fitore për t’u liruar nga presioni i tifozëve, por duke parë dy ndeshjet e fundit që kanë përfunduar në barazim, një rezultat i tillë vazhdon të jetë në letra.

Barazimi i konvenon vetëm Unitedit dhe Liverpooli do të bëjë të pamundurën që të fitojë, kështu edhe do t’ia dalë ta realizojë këtë.

Parashikimi: Liverpool 3-1 Arsenal