LAJMI I FUNDIT:

Klopp flet haptazi: Do të shpenzojmë para në verë

Klopp flet haptazi: Do të shpenzojmë para në verë

Jurgen Klopp është i vetëdijshëm për forcën e skuadrave tjera në Ligën Preimier.

Skuadra e tij, Liverpool ka mbetur mbrapa garës për titull duke pësuar disa humbje nga skuadrat e vogla.


Por trajneri gjerman, ka pranuar se klubi i tij do të shpenzojë para në verë për transferimin e lojtarëve të rinj.

“Kemi nevojë shumë për ta përforcuar skuadrën me lojtarë të rijnë”.

“Do të shpenzojmë shumë para në verë për ta ndërtuar një skuadër për titull”, deklaroi Klopp.

Tutje ish-anëtari i Dortmundit ka thënë se paratë nuk janë problem për Liverpoolin, por duhet blerë lojtarë të nivelit të lartë për të konkurruar me skuadra të mëdha si Barcelona dhe tjera.

“Nuk kemi problem paratë, por duhet marrë lojtarë që duam dhe që vlejnë. Të garosh me skuadra të nivelit si Barcelona dhe të tjera duhet shpenzosh dhe të marrësh lojtarë të mëdhenj”, tha Klopp. /Telegrafi/