LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Anëtarësimi ndihmon forcimin e sistemit doganor

Thaçi: Anëtarësimi ndihmon forcimin e sistemit doganor

Presidenti i Kosovës e ka quajtur lajmë të shkëlqyer anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave.

“Lajm i shkëlqyeshëm që Kosova u bë anëtare e Organizatës Botërore të Doganave. Ky lajm paraqet konsolidim madhor të pjesëmarrjes tonë në organizata multilaterale dhe ndihmon Kosovën në përforcimin e sistemit tonë të shkëlqyer doganor. Procesi i filluar para dy vitesh për depozitimin e instrumenteve ligjore dhe konventave po jep rezultate të prekshme. Falënderojmë Belgjikën dhe shtetet mike për ndihmë”, ka shkruar Presidenti Hashim Thaçi në profilin tij në Facebook. /Telegrafi/