LAJMI I FUNDIT:

Kosova triumfon ne Garën për Siguri kibernetike në Çeki

Kosova triumfon ne Garën për Siguri kibernetike në Çeki

E përfaqësuar nga UBT-CERT, prof. dr Edmond Hajrizi, Atdhe Buja, Betim Gashi dhe Rexhep Berlajolli, Kosova ka triumfuar në Garën e Sigurisë kibernetike, të organizuar nga Agjencia Kombëtare për Siguri e Çekisë dhe Universiteti “Masaryk”, përkrahur edhe nga programi “TAIEX”, i Komisionit Evropian.

Gara kishte të bënte me mbrojtjen e infrastrukturës së simuluar kritike dhe me funksionimin normal të rrjetit hekurudhor në vendin X, me ç’rast në të njëjtën kohë, në mënyrë krejtësisht sekrete, ekipi sulmues “Red team”, me çdo kusht dhe mundësi tentonte ta largonte nga funksioni çdo shërbim, sistem e aplikacion, nga përdorimi online, si dhe ta marrë nën kontroll infrastrukturën, gjë të cilën nuk ka arritur ta bëjë përgjatë gjashtë orëve, sa edhe ka zgjatur gara.


Në këtë garë, pjesëmarrës ishin të gjitha vendet e rajonit dhe Ballkanit, por rezultate më të larta arritën UBT-CERT nga Kosova, ALCIRT nga Shqipëria dhe MKD-CIRT nga Maqedonia, të cilët, me anë të bashkëpunimit dhe punës ekipore, u treguan shumë profesionalë dhe të përgatitur për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike, ndonëse gara nuk kishte për qëllim të identifikonte fitues.

Në fund të këtij aktiviteti, pjesëmarrësit u shpërblyen me certifikata nga NSA-ja çeke, për punën, profesionalizmin dhe angazhimin e treguar gjatë garës.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Teknologji

Më shumë
A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të  jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Kalo në kategori