PRSD – Ivanovit: Jepja mandatin bashkëshortes tuaj që të formojë qeveri
Përmes një letre të hapur dërguar kryetarit Gjorge Ivanov, Partia e re Social-Demokrate e Maqedonisë (PRSD) konsideron se sjellja e tij politike nuk mund të gjendet në mendimin e shëndoshë dhe racional, por në qëndrimet pesonale dhe sjelljen iracionale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, përmes mosrespektimit të Kushtetutës, Ivanovni synon ta kënaqë urdhërdhënësin e tij, që sipas tyre tenton që të shpëtojë bashkë me klikën e tij kriminale nga përgjegjësia para ligjit.
Duke ironizuar, PRSD-ja i propozon kryetarit Ivanov që të ndjek hapat e homologut të tij nga Azerbejxhani, Ilham ALiev, i cili bashkëshorten e tij e emëroi si kreytar të vendit, rrjedhimisht Ivanovi do të duhet që ta mandatojë bashkëshorten e tij për mandatare të qeverisë së re.
Sipas kësaj partie, vetëm në këtë mënyrë mund të plotësohet dëshira e paplotësuar që Gruevski të jetë përsëri kryeministër./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251