LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Zvicrës: Luganos nuk i duhej trajner, mjaftonte Sadiku

Legjenda e Zvicrës: Luganos nuk i duhej trajner, mjaftonte Sadiku

Golat e njëpasnjëshëm kanë bërë që Armando Sadiku të kthehet në personazhin e momentit të Zvicër, pasi tashmë është e qarët se me sulmuesin shqiptar në përbërje, Lugano do ta ketë shumë të thjeshtë të sigurojë mbijetesën.

Këtë bindje ka edhe Kubilay Turkyilmaz, një nga legjendat e futbollit zviceran, i cili jo vetëm mendon se Lugano ka bërë lëvizjen e duhur duke afruar sulmuesin, por ndoshta ka gabuar duke punësuar Tramezzanin, pasi vetëm Sadiku mjaftonte.

Kur u emërua Tramezzani, presidenti Renzeti deklaroi se nën drejtimin e të mëparshmit, kishte pasur mungesë disipline në skuadër ndaj ishte detyruar të ndryshonte.


“Sigurisht, rezultatet mbulojnë të gjitha problemet, por mungonte një lojtar si Sadiku, në gjendje të të zgjidhë ndeshjen nga hiçi. Në periudhën kur Alioski luante rregullisht, këto problemet e disiplinës as nuk dukeshin”, tha ish-sulmuesi i cili ka shënuar 34 gola në 64 ndeshje me fanellën e përfaqësueses zvicerane.

“Çdo trajner është ndryshe nga tjetri dhe Renzeti sheh te Tramezzani dikë me më shumë autoritet, por personalisht nuk mendoj se me Manzon mungonte disiplina, thjesht ishte ndryshe mënyra se si përballoheshin ndeshjet”, tha ai.

Turkilmaz ka vazhduar në elozhet e tij për Sadikun, tek i cili sheh një instinkt të jashtëzakonshëm goli dhe për të cilin parashikon një të ardhme të mundshme në Serie A.

“Në nivele të tilla dalin në pah lojtarët që arrijnë të shpikin një gol nga zero. Sadiku duhet të përmirësohet edhe më shumë në kontrollin e topit dhe të mësojë të lexojë situatat e lojës. Tani për tani është shumë instiktiv, dhe kjo është diçka e mirë. Por në veçanti kundër skuadrave të një niveli superior, duhet të luash në mënyrë më të mirë-menduar. Më kujton veten”.

“Erdhi te Lugano për të luajtur rregullisht dhe për të mos humbur Kombëtaren. A ka të ardhme në Serinë A? Unë do ia jepja një mundësi, në një skuadër të mesit të klasifikimit. Mendoj se do të bënte mirë për shembull te Chievo”, ishin fjalët e Turkilmaz.

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori