LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Ivanov thelloi krizën edhe më shumë (Video)

Osmani: Ivanov thelloi krizën edhe më shumë (Video)

Zëdhënësi i BDI-së, Buja Osmani, ka komentuar vendimin e fundit të presidentit Ivanov që mos të ndajë mandatin për kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re në Maqedoni. I pyetur nga TV21, Osmani tha se Ivanov e thelloi krizën edhe më shumë me vendimin që mos të ndajë mandatin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ivanovi nuk do t’ia jep mandatin Zoran Zaevit
Lexo po ashtu Ivanovi nuk do t’ia jep mandatin Zoran Zaevit

“Dënojmë ashpër këtë tentim për t’i dhënë kësaj situate karakterin e konflikteve ndëretnike, kjo mund të jetë fatale për vendin. Platforma e partive shqiptare nuk është e një shteti të huaj, por është deklaratë autoktone e partive shqiptare e cila nuk e cënon karakterin unitar të shtetit, nuk cënon të drejtën e asnjë komuniteti tjetër, por parasheh rrumbullaksimin e çështjeve të hapura nga Marrëveshja e Ohrit. Ajo është nënshkruar në Tiranë për shkak se një parti nuk pranoi që të nënshkruhet në Shkup dhe tani këtë dikush po e keqpërdor këtë mbështetje logjistike të Tiranës dhe Prishtinës”, deklaroi Osmani.

Kështu e komenton Zaev vendimin e Ivanovit (Video)
Lexo po ashtu Kështu e komenton Zaev vendimin e Ivanovit (Video)

I pyetur se cilat janë hapat e ardhshëm të BDI-së, Osmani tha se tani është më e rëndësishme është që kësaj krize të mos i jepet karakter ndëretnik./Telegrafi/