LAJMI I FUNDIT:

Është paguar gjysma e rrogës për janarin në Hekurudhat e Maqedonisë

Është paguar gjysma e rrogës për janarin në Hekurudhat e Maqedonisë

Është paguar gjysma e rrogës për janarin e të punësuarve në Hekurudhat e Maqedosnië dhe është premtuar se pjesa e dytë do të paguhet javën e ardhshme, deklaroi sot pasdite Gjoko Ilieski, përfaqësues i këshillit nismëtar për protestën në Hekurudhat e maqedonisë, për shkak të së cilës është bllokuar qarkullimi hekurudhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ilieski informoi se edhe pse është paguar gjysma e rrogës, akoma nuk ka ndryshim në vendimin për protestën. Informacioni për hapat a ardhshëm, respektivisht nëse të punësuarit do të kthehen në punë ose do të vazhdojnë me protestën Ilieski tha se do të paralajmërohet nesër.


Protestat e të punësuarve në HM kanë shkaktuar ndalesë të plotë dyjavore të qarkullimit të udhëtarëve dhe transportues në Maqedoni./Telegrafi/