LAJMI I FUNDIT:

Rrahje e përgjakshme në qendër të Shkupit, lëndohet një i mitur

Rrahje e përgjakshme në qendër të Shkupit, lëndohet një i mitur

Një incident i përgjakshëm ka ndodhur sonte rreth orës 19:15 tek bulevardi Pitu Guli në afërsi të Bankës Popullore. Sipas informacioneve të gazetës Koha në përleshjen janë përfshirë një grup adoleshentësh shqiptarë dhe një maqedonas, ndërkaq, njëri prej maqedonasve ka marrë edhe lëndime serioze.

Nga MPB e kanë konfirmuar rastin për Tv Shenja, duke shtuar se bëhet fjalë për të miturin F.P, i cili me urgjencë është dërguar në Qendrën Urgjente, ku janë konstatuar lëndime në kokë.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/