LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Populli nuk votoi për Deklaratën nga Tirana

OBRM-PDUKM: Populli nuk votoi për Deklaratën nga Tirana

OBRM-PDUKM sot përmes një komunikate ka akuzyar se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nuk ndjen asnjë përgjegjësi për të mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare dhe se edhe njëherë e riafirmon ofertën deri te ai që të tërhiqet nga platforma e partive shqiptare, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Qytetarët nuk votuan as edhe për monedhat, as edhe për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin, as edhe për krijimin e shtetit binacional ose për federalizimin apo kantonizimin. Qytetarët nuk votuan për deklaratën nga Tirana. Zaev e pranoi këtë vetëm për të ardhur në pushtet pa mbështetjen e popullit’, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM.

Sipas partisë, kjo mund të shkaktojë dëm të afatit të mesëm dhe afatgjatë. /Telegrafi/