LAJMI I FUNDIT:

Historia e prodhimit të statujës Oscar

Historia e prodhimit të statujës Oscar

Statujat Oscar në fillim prodhoheshin prej bronzi të larë me ar nga CW Shumway & Sons në Batavia, Ilinois. Nga mesi i viteve të tridhjeta, statuja filloi të prodhohej me një mbulesë bakri, nikeli argjendi dhe mbi to një shtresë ari prej 24 karatësh.

Prej asaj kohe, Oscarët shkëlqyen si përpara kamerave dhe i dhanë edhe më shumë krenari fituesve që i mbanin në rafte apo tavolinat e tyre. Nga viti 1982, prodhimi është në duart e RS Oëens & Company, në Chicago.

Dukja e Oscarit vjen nga trupi i një asistenti që pozoi nudo
Lexo po ashtu Dukja e Oscarit vjen nga trupi i një asistenti që pozoi nudo

Largimi më i madh nga dizajni i traditës erdhi në vitin 1939 kur Walt Disneyt iu dha një çmim i dytë nderi. Podiumi ishte prej druri, mbi të qëndronte një Oscar standard dhe krah tij një palë shkallë të vogla druri, ku poshtë tyre gjendeshin shtatë xhuxhë, një homazh i realizimit të Disneyt, “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët” (1937).


Nga vitet 1942 dhe 1945, megjithatë, kur metalet ishin të pakta, Oscarët u bënë me allçi të pikturuar. Marrësit ishin në gjendje t’i shkëmbenin ato me statujat e arit sapo të mbaronte lufta.

Megjithatë, tregtia me Oscarët është e ndaluar. Që nga viti 1950 asnjë prej fituesve ose trashëgimtarëve të tyre nuk është lejuar t’i nxjerrë ato në treg pa i bërë ofertë fillimisht Akademisë me çmimin një dollar.

Disa fitues kanë gjetur hendeqe interpretimi për të mundësuar shitjen. Në vitin 2011, Beatrice Welles, vajza e Orson Welles, e nxori në ankand Oscarin e të atit, që ai e fitoi në vitin 1942. U shit për 861.542 dollarë.

Oscarët në thelb janë të paçmueshëm. Ikona të Hollywoodit, ato janë më tepër si statujat fetare. Pavarësisht nëse kjo është apo jo e vërtetë, Emil Jannings thuhet se e ka mbajtur Oskarin përpara vetes si një relikte të shenjtë teksa u është afruar trupave Aleate në Gjermani në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Kryesisht e pandryshuar, statuja e Oscarit ka ndritur në heshtje përgjatë dekadave të trazuara në Hollywood. Një dizajn kureshtar dhe shumë i lakmuar, ajo mbetet “Grali i Shenjtë Hollywoodit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Magazina
Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
Kalo në kategori